Sulmet ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë kanë vrarë 10 persona dhe kanë plagosur të paktën 76 të tjerë gjatë ditës së fundit, thanë zyrtarët ukrainas, raporton BBC.
Zyrtarë në pesë rajone të vendit raportuan viktima, ndërsa Moska vazhdon t’i shënjestrojë qytetet ukrainase me sulme të rregullta me dronë dhe raketa.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tre cisterna ruse të naftës, një anije luftarake transportuese raketash lundruese dhe një anije patrulluese u goditën në sulme të ndara ndaj dy porteve ruse.
