Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që kanë goditur zona të banuara në Iran, sipas medias iraniane të afërt me qeverinë, Nournews, raporton Reuters .
Sipas raportimeve, bombardimet kanë shënjestruar lagje civile dhe ndërtesa banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe një numër të lartë viktimash në radhët e popullsisë civile.
