Një sulmues që mbërriti me një kamion që transportonte ndihmë humanitare nga Jordania qëlloi për vdekje dy burra të enjten në pikën kryesore kufitare midis Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe Jordanisë, sipas ushtrisë dhe shërbimeve izraelite të emergjencës.
Sipas ushtrisë izraelite, “një terrorist mbërriti me një kamion që transportonte ndihmë humanitare nga Jordania dhe hapi zjarr”. Më tej, ushtria deklaroi:
“Forcat e sigurisë e neutralizuan terroristin në vendngjarje”.
Shërbimi i urgjencës izraelite Magen David Adom (MDA) konfirmoi se sulmuesi, i armatosur me një armë dhe një thikë, vrau dy burra, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne vazhduam kujdesin mjekësor, duke përfshirë përpjekjet e ringjalljes, në fund të të cilave për fat të keq na u desh t’i shpallnim të vdekur”, citoi MDA një nga mjekët e saj të thoshte.
