Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike të dielën në mëngjes në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e stuhisë "Boelo", ndërsa paralajmërimet për erëra të forta mbeten ende në fuqi.
Kjo është stuhia e dytë e emërtuar e sezonit, e cila kulmoi në orët e para të së dielës, ku erërat arritën shpejtësi nga 95 deri në mbi 110 km/h (60–70 mph), ndërsa në zonat e ekspozuara bregdetare u parashikuan hove deri në rreth 130 km/h (80 mph), raporton Skynews
Kompania përgjegjëse për rrjetin elektrik, "SP Electricity North West", e cila mbulon zonat e Mançesterit (Greater Manchester), Lancashire dhe Cumbria, njoftoi në faqen e saj zyrtare se mbi 57 mijë amvisëri janë përballur me ndërprerje të rrymës.



