Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Stuhi e fuqishme në Shqipëri: Përmbysen disa rrugë, rrëzohen disa pemë, e vonesa në fluturime

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 14:37
Stuhi e fuqishme në Shqipëri: Përmbysen disa rrugë, rrëzohen disa pemë, e vonesa në fluturime

Shqipëria është përfshirë gjatë ditës së sotme nga një stuhi e fortë shoqëruar me reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe mjegull, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit.

Në Tiranë, stuhia ka sjellë rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme të kryeqytetit, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo në zonën e Oxhakut. Në disa prej akseve, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, ndërsa era e fortë ka ngritur në ajër edhe mbeturina, duke rritur vështirësitë për qytetarët.

Situata e motit ka prekur edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku fluturimet janë shoqëruar me vonesa dhe anulime. Sipas njoftimit zyrtar, të paktën 11 fluturime mbërritjeje nga qytete të ndryshme evropiane, mes tyre Roma, Milano, Parisi, Vjena, Frankfurti e Zyrihu, kanë pësuar shtyrje, ndërsa janë anuluar dy linja për në Pescara dhe Hamburg.

Në Vlorë, era e fortë ka sjellë një stuhi rëre që ka mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërkohë që pushuesit kanë nxituar të largohen, duke krijuar trafik të rënduar në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Ndërkohë, edhe Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura dhe erëra të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe probleme në qarkullim.

Edhe në Lezhë raportohet për përmbytje rrugësh pas reshjeve intensive, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:18Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
  • 19:12Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt, shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur
  • 18:18Jakub Kulik, polici që neutralizoi autorin e sulmit në Poloni, kishte shërbyer edhe si ushtar dhe në kohë të lirë zjarrfikës
  • 17:47Përplasen dy trena në Egjipt, 4 persona humbin jetën dhe 88 lëndohen
  • 13:17Çfarë ndodh kur ka një kërcënim për bombë në një avion?