Deklaratat e politikanit serb Vojislav Sheshel në mbrojtje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sa i përket akuzave për përfshirjen e tij në rastin “Sarajevo Safari” janë dëshmi se ky i fundit është në telashe, konsideron avokati serb Cedomir Stojkoviq.
Sheshel në një emision për një emsion në Serbi është munduar të shfajësosjë plotësisht Vuçiqin nga akuzat se iu ishte bashkuar ‘safarive të snajperistëve’ që vrisnin civilë në Sarajevë.
“Vetëm herën e parë ka shkuar në Sarajevë pa mua, ai u lajmërua si vullnetar, por si e kuptuan këta nga Pala se ai flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze, menjëherë e kanë thirrur që të shkojë në Pale. Kështu që faktikisht nuk është kyçur në njësinë ku ka dashur të shkojë, e që është njësia e Sllavko Jeremiqit në varrezat e hebrenjve”, pretendoi Sheshel.
Në një postim në Facebook, Stojkoviq thekson se çdo herë që Sheshel del publikisht për të ndryshuar dëshminë ose qëndrimin e tij në mbrojtje të Vuçiqit, tregon se çështja është problematike, shkruan KosovaPress.
