Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 20:56
Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

Planet për një takim bilateral mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky janë në proces, ka konfirmuar të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Ajo tha se aktualisht po shqyrtohen “shumë opsione”, ndërsa refuzoi të komentojë për vendndodhjen e mundshme të takimit.

“Të dy liderët kanë shprehur gatishmëri për t’u ulur me njëri-tjetrin dhe ekipi ynë i sigurisë kombëtare do të ndihmojë të dyja vendet në këtë drejtim,” deklaroi Leavitt para gazetarëve.

E pyetur nga CNN mbi ndryshimin e qasjes – nga një takim i mundshëm trepalësh në një format dypalësh – ajo tha se kjo ishte “një ide që evoluoi gjatë bisedave të presidentit me Putinin, Zelenskyn dhe liderët evropianë”, të cilët, sipas saj, “e shohin si një hap të parë të rëndësishëm”.

Leavitt shtoi se edhe presidenti amerikan Donald Trump është “pajtuar” me idenë e një takimi bilateral pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

“Së fundi, presidenti ka thënë gjithmonë se ka çështje të mospajtimeve në këtë luftë që duhet të diskutohen e të vendosen nga këto dy vende. Prandaj, ai dëshiron që të angazhohen në diplomaci të drejtpërdrejtë,” u shpreh ajo.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:26Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin
  • 22:25Mbi 700 të vdekur, mijëra të pagjetur – vazhdon kërkimi pas përmbytjeve shkatërruese në Nepal
  • 19:03Ekipet e shpëtimit në Nepal shpërthejnë një pjesë të kodrës në kërkim të punëtorëve të hidrocentralit, ndërsa familjet presin me shpresë
  • 18:46Vazhdon kërkimi për të mbijetuarit në Nepal, banorët bashkohen në pastrim
  • 17:15Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore