Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën Artificiale

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 07:36
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën Artificiale

Shqipëria po përgatitet të vendosë për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për Inteligjencën Artificiale, duke u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian.

Projektligji i iniciuar nga AKSHI synon të rregullojë mënyrën se si zhvillohen, përdoren dhe hidhen në treg sistemet e IA-së. Bizneset do të përballen me kërkesa të reja për transparencë, dokumentim dhe kontroll të rreziqeve, shkruan Tvklan.al .

Sipas draftit, sistemet e Inteligjencës Artificiale do të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut. Për teknologjitë që konsiderohen me rrezik të lartë, kompanitë do të duhet të garantojnë mbikëqyrje njerëzore, cilësi të të dhënave dhe monitorim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.

Përveç detyrimeve të reja, drafti parashikon edhe sanksione financiare të konsiderueshme për shkelësit.

“Kompanitë që përdorin praktika të ndaluara të Inteligjencës Artificiale mund të përballen me gjoba deri në 40 -150 milionë lekë ose deri në 7 për qind të xhiros vjetore, në varësi të rastit. Autoritetet do të kenë kompetenca mbikëqyrëse dhe kontrolluese. Qëllimi është garantimi i përdorimit të sigurt dhe transparent të teknologjisë”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Nëse miratohet, ligji do të krijojë rregullat e para të plota për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, duke vendosur një ekuilibër mes zhvillimit të teknologjisë, mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së ndershme në treg.

Intelegjenca Artificiale

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm