Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shpërthim në një qendër bërthamore të Iranit

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 15:27
Shpërthim në një qendër bërthamore të Iranit

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm të rrezikshëm, pasi Izraeli ka nisur një ofensivë të gjerë ajrore ndaj Iranit, duke ndërmarrë mbi 100 sulme të koordinuara.

Objektivat kryesore të këtij sulmi ishin qendrat bërthamore strategjike, bazat ushtarake dhe shkencëtarët iranianë që punojnë në sektorin bërthamor, disa prej të cilëve ndodheshin në zona të banuara civile.

Një nga goditjet më të rëndësishme është ajo ndaj qendrës bërthamore të Natanzit, e cila ndodhet në provincën qendrore të Isfahanit — një objekt thelbësor për programin bërthamor të Iranit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftoi se ka “dëmtuar ndjeshëm” objektin e madh të pasurimit bërthamor, sipas zëdhënësit.

“Ne kemi sulmuar këtë objekt nëntokësor dhe infrastrukturën tjetër të rëndësishme në këtë vend”, njoftoi IDF.

Explosions at Iran nuclear site. Israel attacks Iran and launches more than 100 strikes on nuclear sites and targets scientists in residential areas. Follow our live blog for more: https://t.co/IGqEOjP5HM pic.twitter.com/MTZYegc8aG

Pamjet filmike të publikuara tregojnë momentin dramatik të goditjes së kësaj qendre gjatë natës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe panik në zonën përreth.

Sulmet izraelite janë përqendruar në disa rajone të vendit, përfshirë Shirazin, Tabrizin, Borujerdin dhe vetë Isfahanin. Objektivat përfshijnë fabrika për prodhimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), depo të municioneve, si dhe aeroporte me rëndësi strategjike ushtarake.

Ndërkohë, këtë mëngjes, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka deklaruar se, pavarësisht sulmeve intensive, nuk është regjistruar ndonjë rritje e niveleve të rrezatimit në Natanz apo zonat përreth. Megjithatë, shqetësimet ndërkombëtare për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit janë në rritje.

Reagimi i Iranit pritet të jetë i ashpër, ndërsa protestat në qytete të ndryshme po shpërthejnë me thirrje për hakmarrje dhe përgjigje të menjëhershme ndaj Izraelit. Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për qetësi dhe zgjidhje diplomatike për të shmangur një konflikt të hapur rajonal.

⭕️ IAF fighter jets, guided by precise intelligence, struck the Iranian regime's uranium enrichment site in the Natanz area overnight. This is the largest uranium enrichment site in Iran, which has operated for years to achieve nuclear weapons capability and houses the… pic.twitter.com/JVLIZFHwLm

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:02“Ditët e sigurta në qiellin e Rusisë kanë mbaruar”, Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore
  • 21:05Sulmet e reja amerikane, Trump: SHBA-ja po godet objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
  • 20:25Ushtria amerikane nis sulme të reja ndaj Iranit
  • 17:50Raketa artizanale godasin termocentralin më të madh në Gjermani
  • 17:49Haakon VIII betohet si mbret i Norvegjisë pas vdekjes së babait të tij