Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 22:03
ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që lidhen me UFO-t dhe Fenomenet Anomale të Paidentifikuara (UAP), në kuadër të një serie të dytë dokumentesh të deklasifikuara që janë bërë publike vetëm dy javë pas publikimit të parë.

Sipas BBC, departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka publikuar paketen e re që përfshin gjashtë dokumente në format PDF, shtatë skedarë audio dhe 51 video, të cilat dokumentojnë raste të ndryshme të vëzhgimeve të fenomeneve të paidentifikuara nga avionë ushtarakë amerikanë, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet e publikuara janë kryesisht të paqarta dhe tipike për regjistrime të realizuara përmes kamerave dhe sensorëve ushtarakë, por shoqërohen me përshkrime dhe analiza të detajuara operative.

Një nga dokumentet më të gjata, me 116 faqe, përfshin raportime dhe hetime për fenomene të dyshimta në një strukturë ushtarake në Sandia National Laboratories gjatë viteve 1948–1950. Sipas dokumentit, janë regjistruar gjithsej 209 raportime për objekte të ndryshme të përshkruara si “sfera të gjelbra”, “disqe” dhe “topa zjarri” pranë bazës ushtarake.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se këto materiale janë pjesë e përpjekjeve për transparencë mbi fenomenet ajrore të pashpjegueshme, ndërsa në dosje përfshihet edhe një dëshmi e vitit 2025 nga një oficer i inteligjencës, i cili ka thënë se përvoja e tij gjatë një incidenti e ka lënë “praktikisht pa fjalë”.

Në një nga videot e publikuara, raportohet se shihet momenti kur një avion luftarak rrëzon një objekt të paidentifikuar mbi Lake Huron në vitin 2023, një rast që kishte tërhequr vëmendje të madhe publike pas raportimeve për fluturimin e një balone spiune mbi territorin amerikan.

ufo

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:40Daçiqit s’i dhezi deklarata për Prizrenin, pritet të marrë krejt pak për qind të votave në Serbi
  • 20:04Demokratët Europianë: Po informohemi se Partia e Vuçiq mund të nis konfrontime pas rezultateve të para
  • 19:04Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq
  • 18:53Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike
  • 18:53Italia ngrit alarmin, ushtria zbarkon në rrugët e qyteteve kryesore