Të huajt që kërkojnë të ndryshojnë statusin e tyre të emigracionit në Shtetet e Bashkuara për të siguruar “green card” do të duhet ta bëjnë këtë nga jashtë vendit përmes Departamentit të Shtetit, njoftoi të premten Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së (USCIS), në një veprim që u kritikua nga grupet humanitare.
USCIS e shpalli këtë ndryshim në një memorandum politikash, ku u udhëzonte zyrtarëve të shqyrtonin faktorët dhe informacionet përkatëse rast pas rasti kur të përcaktonin nëse justifikohej dhënia e një lehtësimi të jashtëzakonshëm, raporton Reuters, përcjell Express.
“Një i huaj që ndodhet përkohësisht në SHBA dhe dëshiron një Green Card duhet të kthehet në vendin e tij të origjinës për të aplikuar,” tha Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr USCIS-in.
“Kjo politikë i lejon sistemit tonë të emigracionit të funksionojë ashtu siç e parashikon ligji, në vend që të inkurajojë shfrytëzimin e boshllëqeve ligjore.”
USCIS tha se politika e re do të lirojë burime të agjencisë për t’u përqendruar në përpunimin e rasteve të tjera.
