Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA mbledh aleatët kundër ekstremizmit të majtë, ministri Ferit Hoxha mes pjesëmarrësve

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 13:40
SHBA mbledh aleatët kundër ekstremizmit të majtë, ministri Ferit Hoxha mes pjesëmarrësve

U bënë bashkë udhëheqës nga më shumë se 60 vende në përpjekjen më të fundit të administratës Trump për të frenuar atë që e quan “terrorizëm politik të së majtës” një çështje kryesore për republikanët në prag të zgjedhjeve të mes-mandatit, raporton Topchannel .

Ky takim vjen pas një kabllogrami dërguar 20 ambasadave amerikane mes tyre edhe asaj në Tiranë ku kërkohej informacion për grupe të ekstremit të majtë në këto vende.

Sipas Asociated Press këto deklarata të gjera për “rritjen alarmante” të dhunës politike nga e majta, prej sekretatit Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë paraqiten një tablo e zymtë të së ardhmes nëse “komunistët dhe marksistët”, nuk mposhten.

Sekretari Rubio u bëri thirrje zyrtarëve të pranishëm – kryesisht nga vendet evropiane dhe ato të Amerikës Latine – të bashkojnë forcat për ta trajtuar këtë çështje, të cilën ai e cilësoi si një “pikë të verbër” në doktrinën kundër terrorizmit.

“Shumë njerëz në pozita pushteti kanë minimizuar vazhdimisht aktet e dhunës, madje edhe terrorizmin, duke i konsideruar ato forma legjitime të shprehjes politike, për sa kohë që i shërbenin një kauze të majtë. Një bombë e vendosur nga një grup neo-nazist është ‘një akt i lig dhe vrasës i së keqes. Dhe ashtu është. Po një bombë e vendosur nga një revolucionar marksist? Epo, ajo konsiderohet thjesht një teprim tragjik i idealizmit”, shprehet Rubio.

Një raport i publikuar vitin e kaluar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) zbuloi se, deri më 4 korrik 2025, sulmet terroriste të lidhura me të majtën kishin tejkaluar për herë të parë në më shumë se 30 vjet ato të ekstremit të djathtë. Deri në fillim të korrikut 2025, numri i incidenteve të ekstremit të djathtë kishte rënë ndjeshëm, me vetëm një incident, ndërsa nga e majta ishin regjistruar pesë incidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji
  • 09:05Mbi 4 mijë raste me Ebola në Kongo, 1,850 të vdekur
  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu