Partia për Veprim Demokratik ka publikuar propozim-ligjin e kongresistit amerikan Keith Self, i miratuar në Komisionin për Politikë të Jashtme, që synon të adresojë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia.

Ligji kërkon nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së të përgatisë brenda 180 ditësh një raport mbi çështje si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe, mungesa e integrimit proporcional në institucionet publike dhe ndarja e pabarabartë e fondeve për komunat me shumicë shqiptare.

Raporti do të dorëzohet në formë jo të klasifikuar, me mundësi shtojce të klasifikuar.