Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 23:43
SHBA-ja i propozon Libanit çarmatosjen e Hezbollahut deri në fundvit

Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Libanit një plan për çarmatosjen e plotë të Hezbollahut deri më 31 dhjetor 2025, si dhe një plan për përfundimin e operacioneve ushtarake izraelite dhe tërheqjen e trupave të Izraelit nga pesë pika në jug të Libanit.

Plani, i dorëzuar nga i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Tom Barrack, po shqyrtohet në një mbledhje të qeverisë libaneze këtë të enjte, 7 gusht. Ai përshkruan hapat më të detajuar deri më tani për çarmatosjen e grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili ka refuzuar thirrjet në rritje për t’u çarmatosur pas luftës shkatërruese me Izraelin vitin e kaluar.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi këtë çështje, ndërsa as zyrtarët e qeverisë libaneze dhe as përfaqësuesit e Hezbollahut nuk janë prononcuar deri tani.

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan në tetor të vitit 2023, kur grupi libanez nisi sulme ndaj pozicioneve izraelite në kufi, duke shpallur mbështetje për Hamasin në luftën e Gazës. Gjatë ofensivës, Izraeli i shkaktoi humbje të mëdha Hezbollahut.

Propozimi amerikan synon të “zgjerojë dhe stabilizojë” një armëpushim të ndërmjetësuar në nëntor mes Libanit dhe Izraelit. “Urgjenca e këtij propozimi theksohet nga rritja e ankesave për shkeljet izraelite të armëpushimit aktual, përfshirë sulme ajrore dhe operacione përtej kufirit, të cilat rrezikojnë të shembin status quo-në e brishtë”, thuhet në dokument.

Katër fazat e planit amerikan:

Faza e parë: Brenda 15 ditësh, qeveria libaneze duhet të nxjerrë një dekret që angazhohet për çarmatosjen e plotë të Hezbollahut deri në fund të vitit 2025. Gjatë kësaj faze, Izraeli do të ndalë të gjitha operacionet ushtarake tokësore, ajrore dhe detare ndaj Libanit.

Faza e dytë: Brenda 60 ditësh nga miratimi i dekretit, Libani duhet të nisë zbatimin e planit të çarmatosjes, duke miratuar edhe një plan të detajuar të vendosjes së ushtrisë libaneze për të marrë kontrollin e të gjitha armëve. Paralelisht, Izraeli do të nisë tërheqjen nga disa prej pozicioneve që mban në jug të Libanit, ndërsa të burgosurit libanezë në burgjet izraelite do të lirohen në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Faza e tretë: Brenda 90 ditësh, Izraeli do të tërhiqet edhe nga dy pozicionet e fundit në jug të Libanit. Po ashtu, do të sigurohen fonde për pastrimin e rrënojave dhe rikonstruksionin e infrastrukturës.

Faza e katërt: Brenda 120 ditësh, Hezbollah duhet të dorëzojë të gjitha armët e rënda që ka në zotërim, përfshirë raketat dhe dronët. Në këtë fazë, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Franca, Katari dhe shtete të tjera aleate do të organizojnë një konferencë ekonomike për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të Libanit dhe për të “zbatuar vizionin e Presidentit Trump për kthimin e Libanit në një vend të begatë dhe të qëndrueshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi
  • 15:09Katari optimist për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit