Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar Izraelin se do të dërgojnë dhjetëra avionë të tjerë karburanti në vend, ndërsa presidenti Donald Trump po konsideron një ofensivë të re bombardimi kundër Iranit.
Sipas burimeve amerikane dhe izraelite të cituara nga Axios, Trump mund të përshkallëzojë sulmet në ditët në vijim, pas gjashtë netëve radhazi të bombardimeve amerikane ndaj objektivave në Iran, pas dështimit të marrëveshjes së muajit të kaluar.
Aktualisht në Aeroportin “Ben Gurion” ndodhen të parkuara 33 avionë tankerë amerikanë të tipit Boeing KC-46A, të cilët kanë zënë hapësirë të madhe dhe kanë penguar fluturimet civile. Ministria e Transportit, Miri Regev, njoftoi këtë javë se numri do të ulet në 20 për të shmangur ndërprerjet e fluturimeve të verës.
