Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Serbët vendosi koka derrash para xhamive në Paris, pamje kur njëri nga 11 të dyshuarit kapet në video gjatë aktit racist

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 08:09
Serbët vendosi koka derrash para xhamive në Paris, pamje kur njëri nga 11 të dyshuarit kapet në video gjatë aktit racist

Një video e publikuar nga mediat franceze ka zbuluar momentet kur disa persona lënë koka derrash përpara xhamive në Paris – një veprim i cilësuar si provokim i rëndë me sfond racist dhe ksenofob.

Këto pamje ndihmuan policinë franceze dhe shërbimin serb të sigurisë (BIA) që të arrestojnë 11 shtetas serbë nga Beogradi dhe Velika Plana, të dyshuar për akte vandalizmi dhe diskriminimi në Francë dhe Gjermani.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve serbe, personat e arrestuar – F. P., N. Ć., A. S., A. B., Đ. P., S. P., N. Ž., N. D., A. M., N. S., dhe D. M. – dyshohen për përfshirje në një seri krimesh që lidhen me vandalizimin e objekteve fetare dhe kulturore në Paris dhe Berlin, përfshirë Muzeun e Holokaustit, disa sinagoga, xhami dhe një restorant hebre.

Nga prilli deri në shtator të këtij viti, grupi dyshohet se ka kryer akte të rënda raciste: kanë ngjitur etiketa me përmbajtje genocidale, kanë lënë koka derrash përpara objekteve fetare myslimane në Paris, dhe kanë ndërtuar struktura betoni me mesazhe fyese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

Hetimet e policisë franceze zbuluan se në të paktën shtatë raste, kamerat e sigurisë kanë kapur një burrë me kapuç që vepronte gjatë natës, duke lënë koka derrash të mbështjella me celofan dhe fjongo, me një mesazh të bashkangjitur që thoshte “të bëftë mirë”. Të paktën nëntë koka derrash u gjetën përpara xhamive në rajonin e Parisit në fillim të shtatorit.

Sipas një fermeri në Normandi, që bashkëpunoi me hetuesit, dy persona me makina me targa serbe kishin blerë dhjetë koka derrash disa ditë para incidenteve.

Autoritetet besojnë se një person i quajtur M. G., i cili aktualisht është në arrati, ka organizuar dhe trajnuar grupin në territorin e Serbisë, nën udhëzimet e një shërbimi të huaj inteligjent. Sipas Prokurorisë serbe, qëllimi i këtij grupi ishte të kryente akte diskriminimi racor, fetar dhe etnik në tokën franceze dhe gjermane, duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Të arrestuarit akuzohen për bashkim kriminal, diskriminim racor dhe fetar, si dhe spiunazh.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse