Senati i Shteteve të Bashkuara të enjten votoi në favor të bllokimit të presidentit Donald Trump nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejme ushtarake në Venezuelë pa miratim nga Kongresi, pasi forcat amerikane e kapën presidentin e këtij vendi, Nicolas Maduro.
Disa senatorë të Partisë Republikane u ndanë nga grupi i tyre politik për ta çuar përpara rezolutën rreth kompetencave të luftës – një oqritm i rrallë dhe i dalluar ndaj presidentit – edhe pse shumica e Partisë Republikane vazhdon të qëndrojë prapa operacionit në Venezuelë, raporton medium amerikan “Axios”.
Senati votoi me 52 vota “për” e 47 “kundër”. Pesë senatorë republikanë u bënë bashkë me kolegët e tyre demokratë për ta mbështetur masën.
Republikanët e Senatit vitin e kaluar kishin refuzuar rezoluta të ngjashme me të cilat do të bllokohej fushata e Trumpit me sulme ajrore kundër barkave të dyshimta të drogës afër brigjeve të Venezuelës. Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në ato sulme.
