Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Së paku 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 22:31
Së paku 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë

Të paktën 25 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Dhjetë njerëz, përfshirë një grua dhe një vajzë të vogël, u vranë nga goditja e një ndërtese në lagjen lindore Zeitoun të qytetit Gaza, sipas ekipeve të shpëtimit, raporton televizioni BBC .

Ushtria izraelite tha se goditi “caqe terroriste të Hamasit”, pasi tha se disa të armatosur kishin hapur zjarr drejt një zone ku po operonin ushtarët e saj në qytetin Khan Younis, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit, e cila u arrit para pesë javësh.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga Hamasi.

Shpërthimi i dhunës vjen pasi Këshillimi i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e mbështet planin e paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës shkatërruese që kishte nisur në tetorin e vitit 2023.

Mahmoud Bassal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Gaza, agjenci që drejtohet nga Hamasi, tha se sulmet izraelite me dronë, artileri dhe nga ajri goditën disa vende në qytetin Gaza dhe në Khan Younis pas perëndimit të diellit të mërkurën.

Sipas tij, këto sulme shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm pas disa ditëve me qetësi relative.

Televizioni publik izraelit citoi një burim të sigurisë të ketë thënë se në shënjestër të sulmeve ishin komandanti i Batalionit Zeitoun të krahut ushtarak të Hamasit, i Brgiadave Izz al-Din al-Qassam dhe komandanti i forcës ajrore të tyre.

Trumpi e ka vlerësuar lart rezolutën e miratuar në Këshillin e Sigurimit, duke e përshkruar si “moment me përmasa të vërteta historike”.

Gaza

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:51Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë
  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 12:41Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar