Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se një samit i mundshëm mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës do të ishte “një gjë shumë pozitive për botën”, veçanërisht në kuadër të diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në Indi, Rubio tha se ekziston mundësia që të tre vendet të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për një takim të tillë, raporton euronews.al
Mendoj se ekziston një mundësi dhe presidenti Donald Trump shprehu gatishmërinë për ta bërë këtë, që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, në nivel udhëheqësish, të zhvillojnë një bisedë për çështje të tilla si kontrolli i armëve”, u shpreh Rubio.
Ai argumentoi se komunikimi mes tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë nuk duhet të konsiderohet i pazakontë, por një element i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.
Rubio hodhi poshtë gjithashtu idenë se angazhimi diplomatik me vende me të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje duhet të shihet si një shpërblim apo lëshim. Sipas tij, presidenti Trump nuk e konsideron dialogun me shtetet e tjera si një koncesion.
Aftësia për të komunikuar me palën kundërshtare është pika kryesore e diplomacisë dhe negociatave”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

