Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rodrigo Paz zgjidhet president i Bolivisë

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 08:41
Rodrigo Paz zgjidhet president i Bolivisë

Rodrigo Paz, kandidati i Partisë Demokristiane (PDC), është zgjedhur presidenti i ri i Bolivisë, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të sundimit nga e majta socialiste.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Gjykata Zgjedhore Supreme, me 97% të votave të numëruara, Paz ka fituar me 54.5% të votave në balotazhin e së dielës, duke mposhtur rivalin e djathtë Jorge “Tuto” Quiroga, i cili mori 45.4% të votave, shkruan Aljazeera.

Rodrigo Paz, 58 vjeç, është djali i ish-presidentit të majtë Jaime Paz Zamora. Ai ka studiuar ekonomi në ShBA dhe ka ndërtuar një karrierë politike në qytetin jugor Tarija, si këshilltar, më pas si kryetar bashkie dhe senator që nga viti 2020.

Në fushatë, Paz ka premtuar një qasje ekonomike që ai e quajti “kapitalizëm për të gjithë”, përfshirë ulje taksash, reduktim tarifash doganore, si dhe shpërndarje më të drejtë të pushtetit nga qendra drejt rajoneve.

Zëvendëspresidenti i zgjedhur, Edmand Lara, bëri thirrje për “unitet dhe pajtim kombëtar”, duke theksuar nevojën urgjente për stabilizimin e çmimeve, furnizimin me naftë dhe benzinë, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Rezultati i balotazhit erdhi pas një disfate të thellë për partinë në pushtet, Lëvizja për Socializëm (MAS), në zgjedhjet paraprake të muajit gusht. Ish-presidenti Evo Morales u përjashtua nga gara për shkak të kufizimeve ligjore dhe teknikaliteteve, ndërsa presidenti aktual Luis Arce, që kishte pasur përplasje me Moralesin, vendosi të mos rikandidojë.

Këto përçarje të brendshme, të kombinuara me një krizë të thellë ekonomike, i lanë socialistët jashtë garës për pushtet për herë të parë në 20 vjet.

BoliviaRodrigo Paz

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë
  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës
  • 21:54​Imeri: Zelensky sapo ke përqafuar hijen e Putinit në Ballkan
  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden