Një student i Universitetit tëUtahut, i cili i bëri Charlie Kirkut një pyetje të fundit përpara se aktivisti konservator të vritej, ka folur hapur për të shtënat.
Hunter Kozak, i cili po studion matematikë në kolegj, postoi një video në rrjetet sociale duke reaguar ndaj lajmit, konkretisht rolit të tij në momentet e fundit të Kirkut. “Nuk di si ta bëj këtë video. Kanë qenë 24 orë të vështira. Isha personi i fundit që fola me Charlie Kirk”, tha Kozak.
Kozak e pyeti Kirkun nëse e dinte se sa amerikanë transgjinorë ishin përgjegjës për të shtënat masive në dekadën e fundit, të cilit Kirk iu përgjigj: “Shumë”.
Studenti u përgjigj se numri ishte vetëm pesë, pas së cilës e pyeti Kirkun nëse e dinte sa të shtëna masive kishin ndodhur në Shtetet e Bashkuara në dhjetë vitet e fundit. Kirk iu kundërpërgjigj me një pyetje: “A po e llogarisim dhunën e bandave?” Disa sekonda më vonë, ai u qëllua dhe u vra.
