Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Raportohet se pasardhësi i Ali Khameneit është zgjedhur djali i tij

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 22:37
Raportohet se pasardhësi i Ali Khameneit është zgjedhur djali i tij

Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaban, si pasardhësin e liderit suprem, ka raportuar media iraniane e opozitës “Iran International”.

Ndërkohë në mediat izraelite konfirmohet se Asambleja e ka votuar zgjedhjet e Mojtabas 56-vjeçar pasi paraprakisht asnjë nga 88 anëtarët nuk u vra apo plagos pasi Izraeli bombardoi vendin ku po mbahej mbledhja për të zgjedhur pasardhësin e Ali Khameneit në qytetin Qoma.

Njoftimit, sipas raportimeve në Iran, do të zyrtarizohet së shpejti.

Ali Khamenei 86-vjeçar u vra të shtunën pas bombardimeve izraelito-amerikane.

Kush është Mojtaba Khamenei?

Mojtaba Khamenei është djali i dytë i ish-udhëheqësit suprem dhe konsiderohet anëtar i kampit ultra-konservator ashtu si babai i tij. Mojtaba ka shprehur, ndër të tjera, mbështetje për shtypjen e kundërshtarëve të regjimit brenda Iranit dhe miratimin e një politike militante dhe agresive ndaj armiqve të jashtëm. Ai është një klerik i nivelit të mesëm që jep mësim teologji shiite në qytetin e Qomit, qendra e jetës fetare të Iranit, dhe megjithëse nuk ka mbajtur kurrë pozicion zyrtar në regjim, ai shihet si person me ndikim të madh në të dhe ka kultivuar lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare. Analistët jashtë Iranit e kanë përshkruar më parë atë si një lloj “roje portier” në rrethin e babait të tij, dhe në vitin 2019 iu vendosën sanksione amerikane.

Deri vonë, Mojtaba Khamenei nuk shihej si një kandidat veçanërisht i shquar, kryesisht sepse zgjedhja e tij shihej si një transferim i pushtetit nga babai te djali – në një mënyrë që të kujton monarkinë që Irani braktisi në Revolucionin Islamik. Mojtaba gjithashtu nuk u konsiderua një klerik mjaftueshëm i lartë për t’u emëruar në krye të Iranit, por siç është thënë, emri i tij është përmendur më shumë se një herë si një kandidat i mundshëm. Megjithatë, zyrtarët izraelitë kanë pohuar në të kaluarën se, megjithëse ai aktualisht nuk zë pozicion të lartë, arsyeja, thonë ata, është se iranianët duket se po e “fshehin” qëllimisht.

Iran

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë