Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama: Pallati që u dogj në Tiranë do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 11:18
Rama: Pallati që u dogj në Tiranë do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pallati, i cili u përfshi nga flakët një ditë më parë te “Farmacia 10” në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.

Sipas tij, megjithëse të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen të përballen vetëm me pasojat, shkruan abcnews.al.

Ai theksoi gjithashtu se taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare për një dëm që, në raste të tilla, duhet të mbulohet nga kompanitë e sigurimit.

Rama e cilësoi këtë rast si një shembull të rëndësishëm për të kuptuar domosdoshmërinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë.

Në fund, ai u shpreh se familjet e prekura duhet të ndihen të qeta për zgjidhjen e situatës, duke iu uruar shëndet dhe duke falënderuar zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen dhe shpëtimin e jetëve të rrezikuara.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama në “X”.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:49Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën
  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji
  • 09:05Mbi 4 mijë raste me Ebola në Kongo, 1,850 të vdekur
  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth