Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama në krah të Merzit pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 22:42
Rama në krah të Merzit pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur solidaritetin e vendit me Gjermaninë pas incidentit me dronin e pajisur me eksplozivë në Aeroportin e Leipzig/Halle, duke e cilësuar ngjarjen si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se Shqipëria qëndron në krah të Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve të NATO-s, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Një dron që transportonte eksplozivë në Aeroportin e Leipzig/Halle nuk është një zonë gri. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Evropës, siç e bën të qartë vetë Qeveria Gjermane tani”.

“Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë të përgjigjet me qartësi dhe forcë. Lufta hibride nuk mund të shpërblehet me hezitim. Shqipëria qëndron fort me Gjermaninë, Ukrainën dhe të gjithë aleatët tanë në NATO. Ne jemi më të fortë kur veprojmë si një i vetëm”, shkruan Rama.

Autoritetet gjermane e kanë bërë përgjegjëse Rusinë për sulmin me dronë të muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut.

Një dron që mbante një pajisje shpërthyese u zbulua në aeroportin e Leipzigut në Gjermaninë lindore, pranë aeroplanëve ukrainas të mallrave, më 4 gusht.

Ai nuk shpërtheu pasi detonatori si duket ishte i dëmtuar, dhe hetuesit dyshojnë se një dron i dytë u përplas me një aeroplan mallrash aty pranë. Një dron i tretë thuhet se u gjet pranë aeroportit 10 ditë më vonë

dronramagjermanisë

Të ngjashme

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

13:56
Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri

Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri

13:44
Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme

Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme

12:02
Rama: Qeveria nuk po i përmbush detyrimet, lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik

Rama: Qeveria nuk po i përmbush detyrimet, lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik

11:34

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:36Situata para kryeministrisë, mediat në Shqipëri raportojnë për një marrëveshje mes protestuesve e Policisë
  • 20:34Trumpi e shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë pas pesë ditësh në detyrë
  • 18:41“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit
  • 16:36E përplasën për toke me forcë – Pamje kur policia e rrah protestuesin derisa ai është i shtrirë
  • 11:07Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues