Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 13:12
Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka pritur homogun e saj, Edi Rama në Villa Doria Pamphili, Romë. Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.

Rama përmes një postimi në “Facebook” theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe. Euronews Albania mëson se ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Agjenda:

-Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni. -Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve. -Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali; Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari; Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala; Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj; Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja; Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj; dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
  • 08:38"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA
  • 21:35Përfundon takimi mes Trump dhe Xi Jinping
  • 20:03Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA