Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit është rritur në dhjetë, pasi një grua 93-vjeçare vdiq në Institutin Spallanzani në Romë.
Ishte rasti i katërt i verifikuar në rajonin e Lacios. Pacienti, me origjinë nga Cisterna di Latina, ishte shtruar në San Paulo në Velletri përpara se të transferohej në Romë.
Tre vdekje të tjera nga virusi u raportuan të mërkurën e kaluar. Këtu përfshihet një burrë 76-vjeçar nga Salerona, një burrë 73-vjeçar nga Maddaloni dhe një 86-vjeçar i cili u shtrua në spitalin Santa Maria Goretti në Latina. Ai ishte ndër të parët e infektuar në zonë dhe thuhet se vuante nga disa sëmundje të mëparshme, shkruan Euroneës.com.
Në raportin e tij të fundit të enjten, Instituti Kombëtar Italian i Shëndetësisë raportoi të dhënat e mëposhtme.
Sipas raportit, 57 raste të reja njerëzore të virusit të Nilit Perëndimor u raportuan midis 24 dhe 30 korrikut. Ndër të prekurit e konfirmuar, u raportuan tetë vdekje. Shkalla e vdekshmërisë së formës neuro-invazive të virusit është 20% në vitin 2025 krahasuar me 14% në vitin 2024 dhe 20% në vitin 2018.
