Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit.
Teherani po refuzon të heqë dorë nga uraniumin e pasuruar, ndërsa administrata Trump ka thënë vazhdimisht se hyri në konflikt për të parandaluar Iranin të ndërtojë një armë bërthamore.
Vladimir Putin ka ofruar këndvështrimin e tij për këtë çështje, ndërsa ka folur me gazetarë ndërkombëtarë në Shën Petersburg.
Kontrolli i uraniumit të pasuruar shumë të Iranit duhet të merret nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, tha udhëheqësi rus.
