Janë publikuar pamje të reja nga incidenti i ndodhur në Vlorë, ku një kamarier u dhunua nga një polic i cili ishte së bashku me një mik të tij, transmeton GazetaDemos.
Këtë herë, pamjet e reja tregojnë momentin kur vetë polici dhunohet nga disa persona, të cilët sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani ishin të shoqëruar me pronarin e restorantit dhe hotelit ku ndodhi ngjarja që pushtoi mediat në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Sipas Cakranit, personat që kanë ushtruar dhunë ndaj policit janë të njohur për organet e rendit, teksa të njëjtit kanë precedentë penalë.
“Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë I nderuar I policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.
Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.