Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka nisur procedim penal për 22 të tjerë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas policisë, gjatë tubimit u hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa u dëmtuan 8 punonjës policie.
Policia e Tiranës ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke arrestuar në flagrancë 10 persona dhe duke proceduar penalisht 22 të tjerë.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personat e arrestuar janë të moshave 18 deri në 37 vjeç.
Ata dyshohet se kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.
Njoftimi i policisë:




