Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Përhapen pamjet e një fenomeni të rrallë në Portugali: “Tsunami” prej reje i befason pushuesit

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 09:52
Përhapen pamjet e një fenomeni të rrallë në Portugali: “Tsunami” prej reje i befason pushuesit

Nxehtësia në Portugali ka shkaktuar një sërë dukurish të paqëndrueshme atmosferike, përfshirë rrebeshe të papritura shiu, stuhi të forta me bubullima dhe breshër. Këto dukuri kanë qenë më të theksuara në pjesën e brendshme të vendit.

Të dielën, qindra pushues u befasuan nga një re e dendur që dukej si një tsunami, e cila po afrohej drejt bregdetit. Ky fenomen, i njohur si “re rrotulluese”, përfshiu disa plazhe përgjatë bregdetit portugez në orët e pasdites. Pamjet e këtij spektakli u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Incredible roll cloud in Póvoa do Varzim, Portugal yesterday… 📹 António Pereira/fb pic.twitter.com/5yS2Mx3Fo7

Reja rrotulluese është një dukuri e rrallë meteorologjike që formohet si pasojë e ndërveprimit mes masave ajrore me ndryshime të mëdha temperaturash dhe erërave detare. Këto re lëvizin horizontalisht dhe, për shkak të ngjashmërisë me një dallgë gjigante, quhen edhe “re tsunami”.

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten gjatë javës, është shtuar shqetësimi për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të mëdha pyjore. Drejtoria Kombëtare për Mbrojtjen Civile ka lëshuar një paralajmërim për popullatën, duke u bërë thirrje për masa parandaluese dhe sjellje të kujdesshme. Në njoftim thuhet se rreziku nga zjarret në zonat rurale është shumë i lartë në pjesën e brendshme të veriut dhe qendrës së vendit, si dhe në Algarve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:59Tërmet në Shqipëri
  • 18:49Vatra zjarresh në Lezhë e Fier, digjen 10 shtëpi e 200 hektarë pyje, në terren forca zjarrfikëse
  • 09:40Mrekulli në Nepal: Dy persona nxirren të gjallë nëntë ditë pas përmbytjeve (VIDEO)
  • 07:48U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
  • 22:43Vance thotë se ShBA-ja po e heton sulmin ajror për të cilin Irani thotë se goditi një dasmë