Organizata Trump, kompania familjare e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, do të bashkëpunojë me një zhvillues rumun të pasurive të paluajtshme, SDC Imobiliare, për të ndërtuar një kompleks kullash luksoze në zemër të kryeqytetit rumun, Bukuresht.
“Trump Tower Bucharest do të zhvillohet në zemër të një prej tregjeve më dinamike dhe në rritje të Europës Lindore, duke sjellë banesa premium nën markën Trump në këtë rajon,” thuhej në deklaratën e përbashkët të kompanive, shkruan A2CNN.
Megjithëse nuk janë dhënë ende detaje për vendndodhjen specifike apo datën e nisjes së punimeve, projekti sinjalizon një angazhim të fuqishëm të familjes Trump në Evropën Qendrore dhe Lindore, pavarësisht tensioneve politike që kanë përfshirë Rumaninë muajt e fundit.