Papa Leo u largua nga spitali në Romë të shtunën pasdite dhe u kthye në Vatikan, katër ditë pas një operacioni për kancerin e mushkërive.
71-vjeçari eci pa ndihmë drejt makinës që e priste, duke përshëndetur njerëzit e mbledhur jashtë spitalit "Gemelli" në Romë. Ai ndaloi për të folur me një vajzë 13-vjeçare të quajtur Varvara, nga Ukraina, e cila ndodhet në Itali për trajtim kundër kancerit
Ai u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga dritarja e hapur, derisa automjeti i tij largohej nga spitali. Ai përshëndeti sërish turmën teksa po kthehej në Vatikan, por nuk foli me askënd aty përpara se të hynte sërish në shtetin më të vogël në botë.
