Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Nuk jemi copë akulli”: Kryeministri i Grenlandës i kundërpërgjigjet fyerjes nga Trumpi

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 23:25
“Nuk jemi copë akulli”: Kryeministri i Grenlandës i kundërpërgjigjet fyerjes nga Trumpi

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u bëri thirrje vendeve aleate të NATO-s që të qëndrojnë të bashkuara për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përderisa iu kundërpërgjigj komenteve më të reja të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth ishullit të Arktikut.

Trumpi e shfryu zemërimin e tij me mosgatishmërinë e NATO-s për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit, të cilën ai e nisi me Izraelin, duke thënë në një shkrim në rrjete sociale se aleanca ushtarake nuk është aty, kur nevojitet dhe nuk do të jetë aty, “nëse na nevojitet përsëri”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

“A ju kujtohet Grenlanda, ajo copë akulli e madhe, e udhëhequr dobët” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri i Grenlandës nuk u pajtua me të. “Ne nuk jemi njëfarë cope akulli. Ne jemi një popullsi krenare prej 57.000 njerëzish, duke punuar secilën ditë si qytetarë të mirë globalë, me respekt të plotë për të gjithë aleatët tanë” – i tha ai agjencisë “Reuters”.

Nielseni e nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit gjeopolitik të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë NATO-n dhe të drejtën ndërkombëtare të respektuar ndërkombëtarisht.

“Ato gjëra po sfidohen tani dhe mendoj se të gjithë aleatët duhet të qëndrojnë bashkë në përpjekje për t’i mbajtur ato. Shpresoj se kjo do të ndodhë” – deklaroi ai.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët