Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “bashkësia ndërkombëtare do të dëgjojë nga Izraeli” teksa vendet vendosin të njohin një shtet palestinez.
“Do të na duhet të luftojmë si në OKB ashtu edhe në të gjitha fushat e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh dhe thirrjeve për krijimin e një shteti palestinez që do të rrezikojë ekzistencën tonë dhe do të përbëjë një shpërblim absurd për terrorizmin”, ka thënë Netanyahu të dielën. Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë njohur shtetin palestinez të dielën, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së.
Ky veprim është kryesisht simbolik, por Mbretëria e Bashkuar shpreson se mund të rrisë presionin diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë dhe për të hapur rrugën për paqe të qëndrueshme.
