Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Një tjetër drejtues i lartë rus gjendet i vdekur në rrethana misterioze

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 16:25
Një tjetër drejtues i lartë rus gjendet i vdekur në rrethana misterioze

Trupi i pajetë i Alexander Tyunin, drejtorit të përgjithshëm të kompanisë NPK Khimprominzhiniring, një degë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom, është gjetur në periferi të Moskës, pranë makinës së tij në një zonë afër pyllit.

Sipas raportimeve të thesun , pranë trupit të 50-vjeçarit janë gjetur një pushkë gjuetie dhe një letër lamtumire, ku Tyunin përmendte depresionin si arsye për vendimin për t’i dhënë fund jetës.

Ndërkohë që autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje, rasti ka ngritur dyshime të forta, pasi Tyunin është drejtuesi i 20-të i lartë rus që humb jetën në mënyrë të dyshimtë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Tyunin kishte qenë në krye të Khimprominzhiniring që nga viti 2016, një kompani që prodhon kompozita karboni për industrinë ushtarake dhe energjetike. Kjo kompani është pjesë e Umatex, divizion i specializuar i Rosatom, që u vu nën sanksione amerikane në shkurt të vitit 2023.

Vdekja e Tyuninit vjen pas një vargu ngjarjesh të ngjashme që kanë përfshirë figura të larta të sektorit industrial dhe energjetik rus, përfshirë Alexey Sinicinin, Dmitry Osipovin, dhe Mikhail Keninin, të cilët po ashtu janë gjetur të vdekur në rrethana të dyshimta gjatë muajve të fundit.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur ekonomia ruse po përballet me ngadalësim të thellë, dhe tensionet brenda strukturave shtetërore dhe ekonomike duket se po rriten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:44Përleshje të dhunshme, plaçkitje dhe ndërtesa në flakë në Francë, mbi 1.000 të arrestuar pas protestave
  • 08:46ShBA: Kamioni hyri në fushën ku po luhej ndeshja e futbollit
  • 23:01Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën
  • 19:49Mijëra njerëz marshojnë në Lisbonë për çështjet e strehimit dhe kostos së jetesës
  • 19:27Papa Leo kthehet në Vatikan katër ditë pas operacionit për kancerin e mushkërive