Presidenti amerikan Donald Trump u tha udhëheqësve evropianë pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin premten në Alaska se ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke i lëshuar territor pushtuesve rusë, në vend që të përpiqej për një armëpushim.
Trump do ta diskutojë këtë plan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të Ukrainës të hënën në Shtëpinë e Bardhë, dhe pati diskutime nëse zyrtarë të tjerë evropianë do t’i bashkoheshin atij, shkruan NYT.
Pas takimit të tij me Putinin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një traktat i shpejtë paqeje mund të negociohet, për sa kohë që Zelensky pranon t’ia lëshojë pjesën tjetër të rajonit të Donbasit Rusisë, madje edhe ato zona që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse, përcjell telegrafi.
Zelensky dhe udhëheqësit evropianë e kanë kundërshtuar fuqimisht një lëshim të tillë të tokës, e cila gjithashtu përmban vija të rëndësishme mbrojtëse dhe është e pasur me minerale.