Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga të shtënat në Tetovë

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 16:08
Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga të shtënat në Tetovë

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga sulmi në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska”, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete.

Dëshmitarët, që s’deshën të flasin para kamerës, thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi.

Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.

“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale një nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre. Deri më tani, si pasojë e përplasjeve të armatosura ka pasur disa viktima nga të dyja familjet./Alsat.mk

Policia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar
  • 20:46Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij
  • 20:46Tragjedi në Itali: Makina përplas motorin, humb jetën 33-vjeçari shqiptar