Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro cash

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 14:37
Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro cash

Një mega-operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës ka zbuluar një rrjet kriminal që shtrihej mes Ekuadorit, Spanjës dhe Dubait, me dyshime për përfshirjen e një grupi kriminal me origjinë shqiptare.

Në qendër të hetimit janë dy vëllezër biznesmenë nga Arnedo, në La Rioja të Spanjës. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, agjentët e Njësisë Qendrore Operative të Gardës Civile gjetën rreth një milion euro cash, të fshehura në tre kuti këpucësh poshtë krevatit.

Sipas hetuesve, dy vëllezërit kishin në administrim rreth një duzinë kompanish që vepronin në transport, importin e produkteve ushqimore, parfumeri dhe shërbime portuale.

Dyshohet se këto biznese përdoreshin si mbulesë për futjen e ngarkesave të mëdha të kokainës në Evropë, përmes porteve të Valencias, Malagës dhe Algecirasit.

Në kuadër të operacionit “Mondragón”, autoritetet kanë sekuestruar në total më shumë se 21 tonë kokainë në Ekuador, Brazil dhe Spanjë, ndërsa janë arrestuar 44 persona, shkruan Rtk.

Hetuesit thonë se struktura funksiononte në tre nivele: kokaina nisej nga Ekuadori, Spanja shërbente si pikë hyrëse në Evropë, ndërsa në Dubai ndodheshin investitorë me origjinë shqiptare, të dyshuar se financonin blerjet e drogës dhe injektonin para në kompanitë spanjolle për të maskuar aktivitetin kriminal.

spanjëtonëkokainë

Të ngjashme

Latifi: UÇK-ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi

Latifi: UÇK-ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi

22:39
Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë

Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë

21:23

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
  • 17:49Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij
  • 17:14‘Mandati i tretë’, Trump liston 25 arritjet kryesore: Nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit