Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Në fjalimin e Vitit të Ri, Putini shpreh besim në fitoren në Ukrainë

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 22:12
Në fjalimin e Vitit të Ri, Putini shpreh besim në fitoren në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin e përdori fjalimin e tij vjetor të transmetuar në televizion për Vitin e Ri për të mobilizuar trupat që luftojnë në Ukrainë, duke thënë se beson tek ata dhe tek fitorja në një luftë që ai e ka paraqitur si pjesë të një përballjeje ekzistenciale me Perëndimin.

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë dhënien fund të konfliktit gati katërvjeçar, përplasjes më të përgjakshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa qëndrimet negociuese të të dyja palëve mbeten ende shumë larg njëra-tjetrës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

I veshur me një pallto të zezë, Putin – forcat e të cilit po avancojnë ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainë – foli për fatin e Rusisë dhe unitetin e popullit të saj, për të cilin tha se garanton sovranitetin dhe sigurinë e “Atdheut”.

Ai i bëri një homazh të veçantë forcave të tij që luftojnë në Ukrainë, duke i quajtur ata heronj.

“Miliona njerëz në mbarë Rusinë, ju siguroj, janë me ju këtë natë të Vitit të Ri,” tha Putin.

“Ata po mendojnë për ju, po ndiejnë me ju, po shpresojnë për ju. Uroj të gjithë ushtarët dhe komandantët tanë për Vitin e Ri që po vjen! Ne besojmë tek ju dhe tek fitorja jonë!”

Fjalimi i tij, i cili u transmetua fillimisht në Lindjen e Largët të Rusisë, erdhi në një kohë kur Rusia publikoi pamje video të asaj që tha se ishte një dron i rrëzuar, duke e paraqitur si provë se Ukraina kishte tentuar këtë javë të sulmonte një rezidencë presidenciale. Kievi e ka hedhur poshtë akuzën e Rusisë si një gënjeshtër të synuar për të sabotuar bisedimet e paqes

Rusia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën