Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

NATO dhe ushtria serbe nisin ushtrimin e përbashkët në Borovac

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 15:31
NATO dhe ushtria serbe nisin ushtrimin e përbashkët në Borovac

Një stërvitje e përbashkët ushtarake e organizuar nga NATO ka nisur sot në Borovac të Serbi, ku rreth 600 trupa nga disa shtete aleate dhe partnere do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme deri më 23 maj.

Sipas njoftimit të Komandës së NATO-s në Napoli, në këtë stërvitje marrin pjesë ushtarë nga Serbia, Itali, Rumani dhe Turqi, me synimin për të rritur ndërveprimin dhe bashkëpunimin në operacionet e përkrahjes së paqes.

“Nga situatat e stërvitjes luftarake urbane deri te mbrojtja e bazave dhe taktikat mbrojtëse, këto përpjekje të përbashkëta përqendrohen në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit rajonal. Së bashku, jemi të përkushtuar për një të nesërme më të sigurt dhe paqësore”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Stërvitja përfshin simulime të ndryshme taktike dhe operacione mbrojtëse, të cilat synojnë forcimin e koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe avancimin e kapaciteteve të tyre në misionet ndërkombëtare të sigurisë.

Nato

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:01Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën
  • 19:49Mijëra njerëz marshojnë në Lisbonë për çështjet e strehimit dhe kostos së jetesës
  • 19:27Papa Leo kthehet në Vatikan katër ditë pas operacionit për kancerin e mushkërive
  • 19:01Stambolli nën ujë pas reshjeve intensive, katër viktima dhe dëme të mëdha
  • 15:41Molotovë, gaz dhe ujë me presion, kaos para Kryeministrisë në Tiranë