Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Mungesa e kamerave në Luvër i lë hajdutët të vijnë pa u vënë re

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 23:29
Mungesa e kamerave në Luvër i lë hajdutët të vijnë pa u vënë re

Duke folur për herë të parë që nga grabitja tronditëse e bizhuterive në Luvër të Parisit, drejtori i muzeut pranoi të mërkurën se pjesa më e madhe e sistemit të sigurisë ishte shumë e vjetëruar dhe se e vetmja kamerë e jashtme pranë pikës së hyrjes së hajdutëve ishte e kthyer larg tyre.

Si rezultat, sistemi i sigurisë së muzeut nuk i pa ata të mbërrinin të dielën me një kamion që e parkuan pikërisht pranë mureve të Luvrit; as nuk i kapi duke përdorur një shkallë elektrike për t’u ngjitur në një ballkon të katit të dytë.

Sistemi i sigurisë u aktivizua vetëm pasi hajdutët kishin thyer një dritare me mjete elektrike, duke shkurtuar disa minuta të rëndësishme nga koha e reagimit të autoriteteve, shkruan The York Times.

“Nuk e vumë re mbërritjen e hajdutëve mjaftueshëm herët”, tha drejtoresha, Laurence des Cars, gjatë një seance dëgjimore të tensionuar dy-orëshe, gjatë së cilës senatorët francezë e pyetën atë mbi të metat në sistemin e vjetëruar të sigurisë së muzeut .

“E kuptoj plotësisht se kemi një dobësi në mbrojtjen perimetrike të Luvrit”, tha ajo, duke vënë në dukje se muzeut, i cili u rihap të mërkurën për herë të parë që nga grabitja, i mungonin shumë kamerat e mbikëqyrjes së jashtme.

Pasi hajdutët hynë me forcë në ndërtesë, sistemi i sigurisë funksionoi mirë, këmbënguli ajo, me alarmet që u vunë në punë për të njoftuar anëtarët e stafit të sigurisë, të cilët telefonuan shpejt policinë.

Por ajo tha se Luvri nuk ishte i përgatitur për atë që autoritetet e kanë quajtur një lloj tjetër krimi, në të cilin qëllimi është të zbërthehen objekte të çmuara për t’i rishitur gurët dhe metalet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:53Senati amerikan i jep dritën jeshile Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, pritet vetëm fjala e Trumpit
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë
  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin