Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht mbi 900 shtetas të Kosovës ndodhen në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme.
Sipas të dhënave zyrtare, 21 qytetarë janë në Izrael, 331 në Arabia Saudite, rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 75 në Katar, rreth 60 në Kuvajt, 4 në Bahrein dhe 2 në Oman.
