Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë janë përshkallëzuar, me përdorimin e gazit, ujit me presion dhe hedhjen e gurëve e molotovit.
Aktualisht protestuesit të shtuar në numër janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit dhe kanë shkuar te Kryeministria ku po përplasen me policinë.
Në radhët e protestuesve raportohet se ka edhe të mitur dhe të rinj në moshë të vogël, disa prej të cilëve janë parë duke hedhur gurë në drejtim të policisë.
Dy autobotët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë turmës, ndërsa efektivët kanë avancuar disa herë për të zmbrapsur protestuesit.








