Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Merz: Rast shumë i trishtë sulmi terrorist islamik, këta ekstremistë s’kanë vend në shoqërinë tonë

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 17:49
Merz: Rast shumë i trishtë sulmi terrorist islamik, këta ekstremistë s’kanë vend në shoqërinë tonë

Kancelari gjerman Friedrich Merz dha një përditësim lidhur me sulmin vdekjeprurës të mbrëmshëm në Berlin.

Ai foli përpara Kishës së Shën Marisë, ku po mbahet një ceremoni në nderim të viktimave të sulmit.

Merz e nisi fjalimin duke thënë se është një “rast shumë i trishtë” që i ka mbledhur njerëzit aty.

Ai tha se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjarët e “sulmit terrorist islamik të mbrëmshëm”, raporton BBC.

Ai u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Më pas, kancelari falënderoi ekipet e para të emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe “shembullor”.

“Ata e penguan që situata të bëhej edhe më e rëndë dje”, shtoi ai.

“Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”

Më pas, Merz iu drejtua pjesëmarrësve në paradën e Krenarisë, duke u bërë thirrje të mos frikësohen.

“Këto sulme kanë vetëm një qëllim”, tha ai: ta “përçajnë shoqërinë tonë” dhe t’ia marrin asaj “hapjen dhe lirinë”.

Zyrtarët do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arrestuar autorin ose autorët e sulmit, tha Merz, duke shtuar se do të “veprojnë me vendosmëri, por edhe me maturi”.

“Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, vazhdoi ai, duke thënë se Gjermania nuk do të lejojë që “helmi i terrorizmit” të ndikojë në shoqërinë e saj.

“Ne do ta mbrojmë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës”, tha kancelari.

Policia gjermane është në kërkim të 21-vjeçarit me prejardhje libaneze, Abdul Ballout, që besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një veturë u përplas me turmën pranë festimeve për Paradën e Krenarisë në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë

Merz

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:39Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
  • 19:52Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
  • 16:39Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë
  • 14:32Zbardhet dosja: Vlora Hyseni informonte Agasin për takimet me Edi Ramën: S’do rri më shumë se një orë
  • 14:30Berisha akuzon Ramën për rastin e Vlora Hysenit: Çdo hap e ka bërë me dijeni dhe porosi të tij