Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë pasoja të padëshiruara dhe të dëmtojë procesin e paqes.
“Jam shumë pro shtetit të Palestinës, por nuk jam dakord që ai të njihet përpara se të jetë themeluar,” tha Meloni për të përditshmen italiane La Repubblica .
“Nëse diçka që nuk ekziston njihet në letër, mund të krijohet përshtypja se problemi është zgjidhur, ndërkohë që nuk është,” , shtoi ajo.