Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.
Cak i atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.
Gazeta malazeze Vijesti.me i ka publikuar pamjet e atentatit.
Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti.
