Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Mbyllet përkohësisht ura e Milotit, konstatohet rrezik serioz për sigurinë

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 22:11
Mbyllet përkohësisht ura e Milotit, konstatohet rrezik serioz për sigurinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të dëmtimeve të konsiderueshme që përbëjnë rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit.

Sipas njoftimit zyrtar, ekspertiza teknike ka zbuluar probleme të theksuara në themelet mbështetëse të urës, erozion të avancuar në bazament si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit në shtratin e lumit, si dhe gërryerje të përgjithshme në të gjithë strukturën lumore.

Në kushtet e trafikut të rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, autoritetet kanë marrë vendimin për të ndërprerë plotësisht qarkullimin mbi urë, deri në përfundimin e një ndërhyrjeje emergjente që aktualisht është në fazën e hartimit nga ARRSH në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ndërkohë, si pjesë e programit kombëtar “100 Ura”, i mbështetur nga Banka Botërore, është planifikuar edhe ndërtimi i një ure të re që do të zëvendësojë strukturën ekzistuese.

Për të lehtësuar lëvizjen gjatë kësaj periudhe, ARRSH u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugët alternative Lezhë–Milot dhe Rrugën e Kombit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:38Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Do t’u ndalohet qasja në hotele, aeroporte e mjete transporti
  • 12:19Rama takim me drejtuesit e bankave: Kjo e sotmja s’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës, as në 1997-ën nuk u sulmua Banka e Shqipërisë
  • 11:34Protestuesit godasin me karrige derën e Kryeministrisë në Shqipëri
  • 09:54Sot universitetet në Shqipëri bojkotojnë mësimin
  • 09:39Deputetja australiane humb të dyja këmbët, bashkëshorti tregon për gjendjen e saj