Më shumë se 60 emigrantë vdiqën kur një varkë që transportonte rreth 150 persona u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit të keq të dielën.
Anija u përmbys në provincën jugore të Abyanit në Jemen dhe janë gjetur 68 trupa, tha për BBC-në shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen. Ai tha se 12 persona ishin shpëtuar dhe dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.
