Të paktën 21 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit të premten, sipas një përllogaritjeje të bazuar në të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA).
Në mesin e viktimave janë një anëtar i këshillit komunal në Sidon, dy fëmijë sirianë që po udhëtonin me motoçikletë së bashku me babanë e tyre në Nabatieh, si dhe një punonjës i shërbimeve emergjente (paramedik) në Zebdine. Sipas NNA-së, sulmi i fundit kishte në shënjestër një ambulancë që po përpiqej të dërgonte bukë te një familje e “rrethuar”.
“Shënjestrimi i paramedikëve gjatë operacioneve të shpëtimit përbën një shkelje barbare të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit në një deklaratë, duke dënuar sulmin në Zebdine.
Që nga 2 marsi, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3.558 persona dhe kanë plagosur 10.870 të tjerë në të gjithë Libanin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
