Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Lufta në Iran – çfarë ka thënë SHBA-ja për trupat tokësore?

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 15:53
Lufta në Iran – çfarë ka thënë SHBA-ja për trupat tokësore?

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, thotë se forcat iraniane janë “në pritje” të trupave tokësore amerikane.

Kjo vjen pas një raporti të Washington Post se Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, megjithëse nuk është e qartë nëse Donald Trump do t’i miratojë ato.

BBC ka bërë një përmbledhje e asaj që ka thënë administrata amerikane për këtë:

Më herët këtë muaj, Trump u tha gazetarëve: “Nuk po vendos trupa askund” – por shtoi shpejt: “Nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do t’ju tregoja”.

Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-ja mund t’i arrijë qëllimet e saj “pa asnjë trupë tokësore”.

Ai shpjegoi se vendosjet e fundit kishin për qëllim t’i jepnin Trump-it opsione, duke thënë: “Ne gjithmonë do të jemi të përgatitur t’i japim presidentit… mundësinë maksimale për t’u përshtatur me rrethanat”.

Të shtunën, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se anija luftarake USS Tripoli kishte mbërritur në rajon – ajo udhëheq një njësi prej rreth 3,500 marinarësh dhe marinsash.

Lufta

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:00Dy shqiptarë dënohen me nga 32 muaj burg në Britani, u kapën me mbi 900 bimë kanabisi
  • 23:44Debati për rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, Tony Blair jep këshilla, ide dhe kushte
  • 22:33Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë
  • 22:06Sulmohet me dron anija ruse në Gjirin e Finlandës
  • 21:24Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Polonisë